Thaçi ia përmend Sali Berishës burgosjen e Adem Jasharit dhe strehimin e Bin Ladenit

Në një reagim në Facebook i cili vie pas deklaratave të ish presidentit të Shqipërisë Sali Berisha presidenti Thaçi ka përmendur autobotet të cilat supozohet se kanë qarkulluar në kufirin në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në kohën kur Jugosllavia ishte nënë embargon e naftës.

“Institucioneve të  Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit,  Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit” ka shkruar Thaçi në Faebook.

Ai tutje ka përmendur burgosjen e Adem Jasharit e strehimin e Bin Ladenit.

“Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste” ka shkruar Thaçi

Ai ka rideklaruar se është kundër ndarjes së Kosovës.

“Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore” ka shkruar Thaçi.

Para disa orësh ish presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka kritikuar qasjen e Thaçit në propozimet për Preshevën Medvegjën e Bujanovcin.

Sali Berisha ka thënë se tendenca e Serbisë për të krijuar precedent të shkëmbimit të territoreve është vazhdimësi e idesë për “Serbinë e Madhe” dhe nuk ka të bëjë me të drejta të serbëve të Kosovës.

“Mendoj se të njohësh të drejtën Serbisë, fuqisë së humbur nga lufta, të paraqesë pretendime territoriale ndaj Kosovës është gabim i madh dhe historik, është në një farë mënyrë një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës dhe kapitullimit të Serbisë. Por kjo është edhe një zhbërje e Kosovës të çliruar në vitin 1999, të njohur në dokumentet ndërkombëtare dhe nga mbi 115 shtete përfshi këtu 95% të vendeve të lira të botes.

Ai ka thënë se shqiptaret e komunave te Luginës nuk duhen të përdoren për interesa të Serbisë për tregti territoresh.

“Është fakt i pamohueshëm se Serbia gjithnjë ka dashur t’u përdori si plaçke tregu dhe për shkëmbim territoresh. Personalisht unë kam qenë dhe jam gjithnjë për paprekshmërinë e kufijve të Kosovës dhe çdo lloj copëtimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kundër çdo diskutimi për këto çështje”, ka shkruar Berisha.

Ai ka thënë se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë dhe se ajo nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të territorit të saj pasi e kundërta është e vërtetë, u shpreha se të pranosh idenë e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tone, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kërkojnë serbet në Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin”, ka shkruar Ish-kryeministri Berisha.

 

Postimi i plotë i Hashim Thaçit

Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore.

Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.

Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.

Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës, është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.

Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.

Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare