Thaçi ia dërgon Veselit Rezolutën për Luginën e Preshevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar draft-rezolutën për Luginën e Preshevës të cilën ia ka dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Thaçi ka listuar disa prej arsyeve për këtë rezolutë ndërsa ka kërkuar nga deputet e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë atë.

Rezoluta e propozuar nga Presidenti i Kosovës obligon institucionet e vendit që të respektojnë vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin me Kosovë.

Sipas Presidentit, kërkesat e popullit të Luginës së Preshevës do t’i ndihmojnë stabilitetit në rajon.

Në pikën tjetër të Rezultues, Thaçi ka propozuar gjithashtu edhe përfshirjen e kërkesave të Luginës në dialogun Kosovë- Serbi së bashke me një përfaqësues në delegacion.

“Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më poshtë gjeni Rezolutën e propozuar nga Hashim Thaçi:

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 2 juillet 2019

www.kallxo.com