Thaçi i raporton qeverisë për takimin me Vuçiqin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të raportojë sot para kabinetit qeveritar. Presidenti Thaci sot në orën 11:30 do të raportojë para Kryeministrit dhe ministrave për takimin e të dielës së kaluar në Bruskel me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO zyrtarë të zyrës për media të Kryeministrisë.

Kjo nuk është hera e parë që Thaçi i drejtohet Qeverisë së Kosovës. Ai kishte folur edhe për 10 vjetorin e pavarësisë para kabinetit qeveritat, praktikë kjo jo e shpeshtë në Kosovë.

Lidhur me këtë takim, dje Thaçi i ishte drejtuar mediave në një konferencë.

https://kallxo.com/thaci-premton-transparence-rreth-procesit-te-dialogut-te-brukselit/