Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi falënderon qytetarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen e iniciativës për bashkim me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar udhëheqësit e Luginës së Preshevës për mbështetjen që po i bëjnë, në arritjen e qëllimit siç deklaron ai për bashkimin e tyre me Kosovën.

Thaçi thotë se bashkimi i Kosovës me Luginën e Preshevës është “e drejtë” e cila, sipas tij, duhet t’i bashkojë të gjithë.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, shkroi ai.