Foto: ZPRK

Thaçi e thotë përsëri: Kemi përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përsëri po këmbëngul që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Europian për liberalizmin e vizave.

Ai edhe njëherë ka kërkuar nga BE-ja që të marrë vendimin e duhur për Kosovën.

“Në këtë takim u evidentuan arritjet konkrete dhe u vërtetua edhe një herë se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës me të drejtë presin që Bashkimi Europian të marrë vendimin e duhur, që ata të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen”, shkroi Thaçi në facebook.

Këto komente ai i bërë pas takimit të sotëm më krerët e institucioneve kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend, ku, sipas Thaçit, janë diskutuar të arriturat e Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar si kusht për liberalizimin e vizave.

Në vitin 2016 Thaçi kishte thënë se rekomandimi i Komisionit Europian për liberalizim vizash për Kosovën, sipas tij ishte çështje orësh.

http://kallxo.com/thaci-liberalizimi-ceshtje-oresh/

Në një mesazh urimi për Vitin e Ri, Thaçi kishte deklaruar se 2018-ta është vit i liberalizimit dhe Forcave të Armatosura.

http://kallxo.com/thaci-2018-vit-i-liberalizimit-dhe-i-ushtrise/

Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u diskutuar për Raportin e progresit që u publikua para tri ditëve.