Ilustrim - Edi Rama e Hashim Thaçi - Foto: Instagram

Thaçi e Rama bisedojnë për Samitin e Parisit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është takuar në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Presidenti Thaçi përmes Facebook-ut ka deklaruar se me kryeministrin Rama, ndër të tjerash ka biseduar edhe për Samitin e Parisit.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, ka shkruar Thaçi.

Pas Samitit të Berlinit që u mbajt në fund të prillit në Gjermani, një i tillë do të mbahet në Paris të Francës, në korrik të këtij viti, ku fokus pritet të jenë raportet  dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit. HTH

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 21 mai 2019