Thaçi- Kosnett. Foto: Atdhe Mulla

Thaçi e quan ‘njeri me fat’ ambasadorin e ri amerikan në Kosovë

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett ia ka dorëzuar sot Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, letrat kredenciale, në ditën e parë të punës në pozitën e re, ndërsa Thaçi.

“Është një njeri me fat që do të shërbejë në vendin me popullatën më pro-amerikane në botë”, tha  Thaçi në një paraqitje të shkurtër para gazetarëve.

“I jam shumë mirënjohës për mesazhet që ka dërguar nga Uashingtoni por edhe për bisedën që zhvilluam”, tha ai.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett. Foto: Atdhe Mulla

Edhe Ambasadori i ri amerikan në Kosovë e konsideroi nder për të që është kthyer në Kosovë për të punuar si diplomat pas një përvojë që kishte në Ambasadën e SHBA-vë vite më parë.

“Mezi pres që ta kem rastin të punoj nga afër me ju. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA nuk mund të krahasohen me marrëdhëniet mes asnjë prej dy shteteve tjera nëpër botë. Mezi pres që të udhëtoj nëpër vendin tuaj dhe të bisedoj me njerëz”, tha ambasadori amerikan.

Thaçi- Kosnett. Foto: Atdhe Mulla