Foto: Facebook/HashimThaci

Thaçi e Pacolli në takim me kongresistin amerikan Eliot Engel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë vizitës në ShBA kanë takuar kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel.

Ai përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook tha se ky takim kishte qëllim konfirmimin e miqësisë së përhershme SHBA-Kosovë.

 “Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, tha Thaçi.