Thaçi e Mustafa i Gëzohen Njohjes nga Bangladeshi

Presidenti Hashim Thaçi e ka falënderuar Bangladeshin ndërkohë që ka thënë se procesi i njohjes së Kosovës nga shtetet tjera është “i pandalshëm”.

“Faleminderit qytetarëve dhe qeverisë se Bangladeshit për njohjen e Republikës së Kosovës si vend sovran dhe i pavarur. Ky është një proces i pandalshëm”, ka shkruar Presidenti, Hashim Thaçi në rrjetin social Twitter.

Ndërsa Kryeministri, Isa Mustafa duke falënderuar vendin që na ka njohur, ka thënë se  procesi i njohjes së Kosovës do të vazhdojë më tutje, deri në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Arritjet e Kosovës në politikën e jashtme, janë rezultat i argumenteve globale politike, juridike dhe ndërkombëtare që po jep shteti i Kosovës në të gjitha fushat si dhe qëndrimet parimore në raport me zhvillimet dhe vlerat universale botërore”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Bangladeshi është shtet në Azinë Jugore dhe ka mbi 150 milionë.

http://kallxo.com/bangladeshi-e-njeh-kosoven/