Thaçi e Haradinaj injorojnë Konferencën për Skënderbeun

Pavarësisht se kishin paralajmëruar pjesëmarrjen as Presidenti Thaçi e as Kryeministri Haradinaj nuk kanë ardhur në Amfiteatrin e Institutit të Historisë ku kanë filluar punimet e konferencës dy ditore ndërkombëtare për Skënderbeut, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”.

Organizatorët edhe pse kanë pritur më se një gjysmë ore janë detyruar t’i nisin punimet e konferencës pa pjesëmarrjen e liderëve të cilët kishin paralajmëruar edhe fjalë rasti.

Agjenda e Konferencës për Skënderbeun në të cilën ishte parasikuar të flisnin edhe Presidenti Thaçi e Kryeministri Haradinaj.

Askush nuk ka pasur përgjigje për këtë ‘bojkot’ të lidershipit kosovar ndaj konferencës për Skënderbeun, e cila nisi sot në objektin e ri të Institutit të Historisë.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyçi, ka i vetmi nga zyrtarët e qeverisë që kanë ka përshëndetur konferencën.