Thaçi: Ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit me krerët institucional kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli si dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Sipas tij këto janë takime për çështje të rëndësishme shtetërore dhe ruajtje të partneritetit më SHBA-të.

“Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook

Tutje presidenti ka theksuar së në ditët në vijim pret vendime të përgjegjshme sepse nuk ka kohë për të humbur.

“Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore. Nuk kemi kohë për të humbur” ka shkruar ndër të tjera presidenti.

Mëngjesin e sotëm ambasadori i SHBA-ve, Kosnett ka takuar liderët institucional për të diskutuar për vendimin për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës.

https://kallxo.com/kosnett-i-mbledh-kreret-e-shtetit-ne-takim/

 

 

https://kallxo.com/haradinaj-pas-takimit-me-kosnett-se-kuptoj-pse-lidhet-dialogu-me-heqjen-e-takses/

 

 

https://kallxo.com/thaci-kosova-mik-i-perjetshem-i-amerikes-ska-agjende-e-as-person-qe-e-sfidon-kete/