Thaçi: Ditë e madhe për sportin kosovar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është gëzuar sot arritjeve të sportistëve kosovarë në xhudo dhe futboll.

Thaçi këtë shkrim e ka bërë pas fitores spektakulare të Kosovës ndaj Maltës me rezultat prej 5-0.

Ai ka thënë se Kosova ka dhuruar spektakël sot me pesë gola të shënuar.

“Ditë e madhe për sportin kosovar. Përfaqësuesja jonë në futboll na dhuroj spektakël me pesë gola të shënuara. Kurse, xhudistët tanë, edhe sot kanë vazhduar të na sjellin medalje nga garat ndërkombëtare. Krenar me sportistët tanë. HTH”, ka shkruar Presidenti i Kosovës në Facebook.

 

 

https://kallxo.com/haradinaj-pergezon-kosoven-per-fitoren-ndaj-maltes/