“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë komplikuar. Kemi probleme të vjetra njëqindvjeçare të armiqësisë dhe periudhës së freskët të luftës në Kosovën në vitin 1999. Ka pasur 20 mijë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për shkak të spastrimit etnik”, tha presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash në Bruksel, për të cilat tha se shumica janë implementuar.

Ndërkohë që pala serbe kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e këtij procesi pa kushte, ndërsa ka potencuar se komuniteti serb nuk duhet të përdoret për lojërat e shtetit serb.