Thaçi dënon kërcënimet ndaj prokurorit Blakaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas dorëheqjes së Prokurorit Special, Elez Blakaj.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se kërcënimet ndaj këtij prokurori janë të papranueshme.

“Dënoj ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit të Prokurisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij. Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë”, shkroi Thaçi.

Ai shtoi se i mbështet fuqishëm institucionet e drejtësisë në punën e tyre për forcimin e sistemit të drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe që gëzon besim të plotë nga të gjithë qytetarët e vendit.

https://kallxo.com/delawie-doreheqja-e-prokurorit-e-trishte-per-sundimin-e-ligjit/