Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sokol Bashota, Foto: KALLXO.com

Thaçi Dekoron Sokol Bashotën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi na vazhdën e dekorimeve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka dekoruar edhe ish-kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashotën.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dekorova veprimtarin dhe njërin nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Bashota”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Hashim Thaçi ka shtuar më tej se Bashota i përket plejadës së hershme të strukturave fillestare të UÇK-së.

Sipas Thaçit kontributi i tij i çmuar u shqua edhe pasluftës në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Në vitin kur Kosova arriti dhjetë vjet pavarësi Thaçi ka dekoruar edhe persona tjerë, por disa prej tyre kanë refuzuar dekoratën.