Thaçi dekoron policin e rënë në detyrë, Izet Demajn, me urdhrin 'Hero i Kosovës'

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ia ka dhuruar familjes së policit të ndjerë, Izet Demaj urdhrin “Hero i Kosovës”.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook.

“Në familjen e policit Izet Demaj, që ra në krye të detyrës më 27 dhjetor 2018. Urdhrin “Hero i Kosovës” ia dorëzova vajzës së heroit, Valëzës”, tha Thaçi.

Polici Izet Demaj u vra në dhjetor të vitit të kaluar nga një person i dyshuar, i cili kishte tentuar të kryente një grabitje në një bankë në Istog.

https://kallxo.com/demaj-polici-i-20-te-i-vrare-ne-mbrojtje-te-rendit-dhe-ligjit/

https://kallxo.com/video-18-momenti-i-vrasjes-ne-istog/

www.kallxo.com