Rrustem Mustafa duke pranuar dekoratën nga presidenti Thaçi, Foto: Facebook
Thaçi Dekoron Komandant Remin
27.2.2018 - 15:43
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Rrustem Mustafën i njohur si komandant Remi me Medalje Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë, si komandant i Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ka dhënë edhe Rrustem Mustafa”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Që para 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Thaçi ka filluar t’i dekorojë personalitetet e ndryshme me Medalje Presidenciale Jubilare për kontributin e tyre në fusha të caktuara. Disa prej tyre edhe kanë refuzuar të dekorohen nga presidenti Thaçi. Ndër ta Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Veton Surroi, Rexhep Selimi, Rexhep Qosja e Kolë Berisha.