Presidenti Hashim Thaçi dhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina, Foto: Facebook

Thaçi Dekoron Flora Brovinën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e dekorimeve të personaliteteve për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka dekoruar edhe deputeten e PDK-së, Flora Brovina.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Flora Brovina me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës.

“Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave”, ka theksuar Thaçi.

Disa prej personaliteteve të dekoruar nga presidenti Thaçi i kanë refuzuar dekoratat. Ndër ta Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Veton Surroi, Rexhep Qosja e Kolë Berisha.