Pranimi i dekoratës së presidentit Thaçi nga Bislim Zyrapi, Foto: Facebook

Thaçi Dekoron Bislim Zyrapin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas dekorimit të disa personaliteteve që para 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e ka dekoruar edhe Bislim Zyrapin.

Presidenti e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë edhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.

Sipas Thaçit ai ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë të drejtë e çlirimtare dhe në periudhën e ndërtimit të paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë.

Thaçi ka dekoruar edhe shumë persona tjerë, ndërsa dissa prej tyre kanë refuzuar dekoratat.

Presidenti Dekoron Gjeneralin Rrahman Rama

http://kallxo.com/jakup-krasniqi-refuzon-dekorimin-nga-thaci/

02 Mars 2018 - 10:28

Dorentina Kastrati 02/03/2018 - 10:28
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend