Presidenti Hashim Thaçi së bashku me udhëheqësit e Luginës së Preshevës, Foto: KALLXO.com

Thaçi: Çështja e Luginës së Preshevës do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas një takimi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ka thënë se çështja e Luginës së Preshevës do ta prezantohet në tryezën e bisedimeve në Bruksel në fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Kam premtu se do të vazhdojmë të takohemi dhe të analizojmë me seriozitetin më të madh të përgjegjësisë politike që në kuadër të vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve të prazantoj edhe kërkesën e institucionalizuar të liderëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Thaçi.

Por ai ka thënë se realizimi i dëshirës së qytetarëve të Luginës së Preshevës është gati i pamundur.

“Se a do të realizohet dëshira e qytetarëve të Luginës së Preshevës do të jetë shumë e vështirë, pothuajse e pamundur por se a do të paraqitet në tryezën e bisedimeve, këtë shumë shpejtë do ta merrni vesh”, ka theksuar Thaçi.

Hashim Thaçi tha se është i vetëdishëm që çështja e Luginës së Preshevës në tryezën e dialogut do të hasë në vështirëse dhe se pres qasje kërcënuese të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë.

Ragmi Mustafa, ish-kryetar i Luginës së Preshevës ka thënë se tre komunta me shumicë shqiptare duan të konfirmojnë se shqiptarët e Luginës kanë një kapital politik i cili duhet të jetësohet.

Sipas Mustafës, pse të mos zgjidhet çështja e Luginës së Preshevës në përmbyllje të dialogut Kosovë – Serbi.

“Në vigjilje të përmbylljes së bisedimeve Kosovë – Serbi pse të mos zgjidhet problemi i Kosovës Lindore, në këtë fushë ne jemi zotuar të respektojmë vullnetin politik të qytetarëve të Luginës së Preshevës të shprehura në referendumin e vitit 1992”, ka thënë Mustafa.

Kurse kryteari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi është shprehur se asnjëra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me faktorin ndërkombëtar dhe nuk kanë dhënë rezultate.

“Kjo demokraci që thuhet se po evoluon ne Serbi nuk shihet në Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Sipas Kamberit, Lugina nuk mund të mbetet anash sepse nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan.

Gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë mbajtur një takim prej 4 orësh me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

https://kallxo.com/perfundon-takimi-4-oresh-mes-listes-serbe-dhe-presidentit-vuciq/