Thaçi - Biden

Thaçi: Biden më kërkoi unifikimin e skenës politike për përmbylljen e dialogut Kosovë - Serbi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar Ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden.

Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Sipas Thaçit, Biden është krenar me shtetndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i Plotë i Presidentit Hashim Thaçi:

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Biden është krenar me shtetndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së. HTH