Foto: Rtv21

Thaçi: Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për emisionin ‘Opinion’ në Televizionin shqiptar ‘Tv Klan’, ka deklaruar se çuditet me ish liderin e Parëtisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve.

“Unë çuditem si zoti Berisha nuk ka pasur guximin qytetar dhe as politik ta kundërshtojë opinionin e këtij projekti nga presidenti Rugova, akademiku Qosja dhe Daci. Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës, paralele me luftën e Millosheviçit në terren. Ka qenë dhe propaganda e zotit Berisha për UÇK-në marksiste-leniniste etj. Kam shkuar në zyrën e tij pas lufte dhe kemi pasur komunikim. Kur kam qenë kryeministër, kemi pasur respekt reciprok. Tani nuk kuptoj dhe shpreh keqardhje për gjendjen e tij emocionale, si gërmadhë e skenës politike shqiptare”, ka deklaruar Thaçi në emisionin ‘Opinion” të Blendi Fevziut në ‘Tv Klan’.