Presidenti Hashim Thaçi bën homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari - Foto: Facebook

Thaçi Bën Homazhe në Prekaz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz.

“Në nderim të sakrificës madhore të familjes Jashari, sot bëra homazhe te varrezat e tyre në Prekaz”, ka shkruar presidenti në profilin e tij në “Facebook”.

“Rrugët e Prekazit janë rrugët e lavdisë dhe heronjtë do të jetojnë përjetësisht në zemrat tona”, ka shtuar ai.

Ndryshe, sot janë bërë 19 vjet nga dita e fillimit të Betejës së Lavdishme të Familjes Jashari, në krye me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe forcave serbe.

Beteja kishte zgjatur tre ditë, më 5, 6 e 7 mars 1998.

Në ceremoninë që u zhvillua sot në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së, presidenti Thaçi premtoi se brenda pak ditësh në bazë të kompetencave që ka do të ndërmarrë veprimet për transformimin e FSK-së në Ushtrië të Kosovës.

http://kallxo.com/thaci-shume-shpejt-transformimi-fsk-se-ne-ushtri/

Në këtë ceremoni ushtarake për herë të parë nuk janë parë pjesëtarët e familjes Jashari.

http://kallxo.com/fsk-nderon-epopene-e-uck-se/