Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi: BE pa SHBA-në nuk e zgjidh dot çështjen Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për emisionin ‘Opinion’ në Televizionin shqiptar ‘Tv Klan’, ka deklaruar se përfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është e pazëvendësueshme.

Ai ka thënë se nuk mund ta mendojë një zgjidhje të mundshme Kosovë – Serbi pa koordinim të plotë me ShBA-të.

“Roli i ShBA-ve është i pazëvendësueshëm në çdo drejtim. Jam që SHBA-të të jenë  informues dhe koordinues në këtë proces”, ka thënë Thaçi.

“Nuk mund ta imagjinoj veten të flas për diçka as serioze, për një marrëveshje historike Kosovë-Serbi pa qenë të informuar dhe të koordinuar me SHBA-në. Kjo është përgjegjësi e imja morale. BE pa SHBA-në nuk e zgjidh dot (çështjen Kosovë-Serbi)”, ka deklaruar presidenti Thaçi emisionin ‘Opinion” të Blendi Fevziut në ‘Tv Klan’.