Takimi Thaçi-Tusk | Foto: KALLXO.com

Thaçi: BE e Ballkani kurrë nuk kanë qenë më afër

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët me kryetrit e Këshillit të Europës Donald Tusk tha se BE-ja është afruar me vendet ballkanike.

“BE dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën nuk kanë qenë kurrë me afër njëri tjetrit se sot”, tha Thaçi.

Presidenti foli edhe për dialogun me Serbinë.

“Kosova mbetet e përkushtuar që jo vetëm ta vazhdojë dialogun por ta kthejë atë në proces të paqes dhe pajtimit”, tha më tutje Thaçi.

Ai paralajmëroi se për dialogun me Serbinë do të takohet me kancelaren Merkel në Berlin.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do te jetë një nga çështjet më të rëndësishme në takimin qe do ta kem më 9 maj, në Ditëm e Europës me kancelaren gjermane Angela Merkel ne Berlin”, tha Thaçi.

Ai deklaroi se e njoftoi mysafirin europian se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash.

“Biseduam edhe për liberalizmin e vizave, e njoftova Presidentin Tusk për plotësimin e kritereve”, tha Thaçi.

Ai tregoi edhe për çfarë do të bisedohet në Samitin e Sofjes.

“Ne do të japim kontributin tonë në Samitin e Sofjes për të gjitha temat. Do t’i adresojmë temat ai kontrabanda, terrorizmi e lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Thaçi.

Ai e konsideroi se “Kosova është e bekuar sepse reflekton një mbështetje qytetare masive me BE dhe vlerat europiane”.

26 Prill 2018 - 13:27

Taulant Osmani 26/04/2018 - 13:27
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend