Hashim Thaçi, President i Kosovës

Thaçi: Ata që kanë problem me ligjin nuk mund të takohen me Presidentin (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi takimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Gjatë kohës kur Thaçi po vizitonte një fabrikë vendore u pyet lidhur me takimin e Haradinajt me Milan Radojçiqin dhe Goran Rakiq, nënkryetari dhe respektivisht kryetari i Listës Serbe.

Ai potencoi se si President mund të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, por sipas tij jo ata që kanë probleme me ligji.

“Unë takohem me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Takohem për të disktuar për hapat të mëtutjeshme të vendit në procesin euroatlantik… por edhe për të komunikuar dhe për t’iu shërbyer të gjithëve.Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, tha Thaçi.

Dje Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij kryetarin e komunës së Mitrovicës, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

https://kallxo.com/kush-eshte-milan-radojiciq-personi-qe-dyshohet-se-e-kontrollon-veriun/

https://kallxo.com/haradinaj-flet-per-takimin-me-radoiciqin/