Arbërie Nagavci e Teuta Haxhiu. Foto: Kallxo.com

Teuta Haxhiu komenton padinë e Arbërie Nagavacit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci gjatë ditës së djeshme e ka paditur për shpifje deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu.

E në lidhje me këtë, Haxhiu për një prononcim për KALLXO.com tha se i qëndron prapa deklaratave të saj të bëra më parë në Kuvend dhe Komisionin për Arsim.

“Të gjitha deklaratat e mia që i kam dhënë në Kuvend, disa herë dhe në Komisionin parlamentar ju qëndroj prapa fuqishëm, sepse më këto ia kam dalë dhe ia kam arritur që Ministria e Arsimit pas vite e vite shkeljeje, ka dalë me vendim që mos me pas më nevojë për trajnime mësimdhënësit. Unë e kam ndërprerë këtë abuzim të tyre”, tha Haxhiu.

Padia ka ardhur pasi dy deputetet ishin përplasur në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Arsim, ku po diskutohej për grevën e mësimdhënësve.

Haxhiu e kishte akuzuar Nagavcin se po ua merr mësimdhënësve 250 euro për trajnime.

https://kallxo.com/deputetja-deputetes-ti-je-budallaqe-video/

Akuza të tilla ka pasur edhe gjatë seancës së 2 nëntorit të Kuvendit të Kosovës, por edhe disa herë gjatë mbledhjeve të Komisionit për Arsim.

https://kallxo.com/deputetja-haxhiu-akuzon-nagavcin-per-plackitje-te-mesimdhenesve/

https://kallxo.com/nagavci-i-pergjigjet-akuzave-te-deputetes-haxhiu-e-ulet-e-tendencioze/