Manchester Arena, vendi ku ndodhi sulmi terrorist | Foto: Wikipedia

Tetëvjeçarja Viktimë e Sulmit Terrorist në Manchester

Në sulmin terrorist në Manchester të Anglisë vdiq edhe një tetëvjeçare.

Saffie Rose Soussos një vajzë tetëvjeçare nga qyteti Leyland ka mbetur e vrarë në një sulm terrorist konfirmoi Këshilli i Qarkut në Lancashire tëë Anglisë.

Sipas CNN-së, në një deklaratë Chris Upton, drejtor në Shkollën Fillore të Komunitetit Tarleton, pjesë e së cilës ishte vajza e vrarë, tha se vdekja e vajzës tetëvjeçare ka qenë tronditje e madhe.

“Vdekja e Saffie në këtë sulm të tmerrshëm ka ardhur si një tronditje e jashtëzakonshme për të gjithë ne dhe dëshiroj të dërgoj ngushëllimet tona më të thella për të gjithë familjen dhe miqtë e saj të mendosh se çdokush mund të shkojë në një koncert dhe të mos kthehet në shtëpi është zemërthyer” tha ai.

Ai e përshkruajti Saffien si një vajzë të bukur dhe te thjeshtë në çdo aspekt.

“Ajo ishte e dashur nga çdokush, ngrohtësia dhe mirësia e saj do të mbesin në kujtimet tona, ajo ishe e qetë e paepur dhe kreative”, tha Upton.

Ai tha se fokusi i shkollës tashmë është që të ndihmojnë nxënësit dhe stafin që të përballen me këtë lajm tronditës.

“Ne jemi një shkollë e fortë dhe një komunitet i gjerë dhe do t’i japim njëri-tjetrit mbështetjen që ne kemi nevojë në këtë kohë të vështirë”, deklaroi Upton

Të paktën 22 vetë, përfshirë fëmijë , janë vrarë në shpërthimin e ndodhur në koncertin e Ariana Grande në Mançester, në sulmin më vdekjeprurës terrorist në tokën britanike që nga shpërthimet e Londrës në 2005.-ën.

ETIKETA

23 Maj 2017 - 15:59

Paulina Nushi 23/05/2017 - 15:59
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend