Tetë vjeçarja Sindi Muharremi, poezi për Dua Lipën në librin e saj të parë

“Arushi prej pelushi” titullohet libri i parë me poezi i 8 vjeçares Sindi Muharremi, i cili pritet të dalë nga shtypi këto ditë.

Në mesin e 45 poezive të këtij libri të Sidnit ka edhe poezi për Dua Lipën, si inspirim nga suksesi i saj. Aty autorja tregon përjetimet nga koncerti i Dua Lipës që ishte në Prishtinë.

 

 

Nuk mungojnë poezitë për shkollën, shoqërinë e saj, personazhet nga filmat vizatimor, udhëtimet.

Poezi të cilat prekin imagjinatën, realitetin, të përditshmen, apo edhe reflektimin e digjitalizmit të botës së fëmijëve.

Sindi Muharremi, u lind më 2010 në Prishtinë, është nxënëse e klasës së tretë në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë. Ajo shkruan poezi dhe tregime që nga klasa e dytë. Përveç poezive dhe aktrimit, këndimin e ka hobi.

Në Teatrin Dodona ka luajtur në shfaqjen “Kësulëkuqja”, në rolin e Kësulëkuqes.