Ilustrim

Tetë persona përfshihen në rrahje në Pejë, policia arreston katër

Policia ka njoftuar se janë ndaluar katër persona për rrahjen e cila ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Qyshk të Komunës së Pejës.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:30, policia kishte marrë informatë për një rrahje në fshatin Qyshk.

Nga rrahja tetë persona janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve të marra gjatë rrahjes.

Policia ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është ndaluar në spital për tretman të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët janë liruar nga spitali.

Në lidhje me rastin, njësitet policore në Pejë kanë intervistuar gjashtë persona të dyshuar ku prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit katër nga këta janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.