Të plagosurit në sulmin në Zelandën e Re, transportohen me ambulancë.

Terroristi i vrasjeve në Zelandën e Re nuk pranon të gjitha akuzat

Terroristi i vrasjes së 51 personave në Christchurch, në Zelandën e Re në mars, nuk i ka pranuar të gjitha akuzat.

Brenton Tarrant akuzohet për vrasjen e 51 njerëzve, 40 akuza për vrasje në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm në vrasjen masive në kohë paqeje të Zelandës së Re.

Me 15 mars 29 vjeçari nga Australia i armatosur u fut në dy xhami duke vrarë 51 besimtarë myslimanë.

Kjo është hera e parë që një akuzë për terrorizëm është sjellë në Zelandën e Re.

Një numër i të mbijetuarve të sulmit dhe të afërmve të viktimave ishin në gjykatë për seancën.