Tërmetet e mbrëmshme shkaktojnë dëme në banesa

Nata që lamë ka qenë e vështirë për banorët e njësisë administrative të Selenicës në Shqipëri për shkak të lëkundjeve të tërmeteve, nga të cilat nuk pati njerëz të lënduar.

Lëkundjet e mbrëmshme kanë rrezikuar disa banesa.

Në fshatin Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara, 5 banesa janë dëmtuar në fshatin Bashaj dhe 5 të tjera në fshatin 5 Matogjin, përcjell Rtv21.

Pesë familje janë evakuuar nga autoritetet vendore, duke qenë se banesat janë tërësisht të pa banuara.

Ndërsa, katër banesa janë të prishura shumë në fshatin Bashaj, ndërkaq një në Matogjin.

http://kallxo.com/shqiperia-goditet-nga-14-termete-gjate-oreve-te-fundit/

Banorët janë të frikësuar për lëkundje të tjera, derisa një pjesë e banesave të goditura nuk janë të banuara./21Media