Foto: RTV 21

Tërmet në jug të Shqipërisë

Jugu i Shqipërisë është tronditur pasditen e sotme prej një tërmeti.

Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Memaliajt dhe paraprakisht mësohet se ka qenë me magnitudë 3.5 ballë i shkallës Rihter.

Tërmeti ka rënë 16 km në veriperëndim të Memaliajt dhe 28 km në lindje të Vlorës. Ndërkohë nuk ka informacione nëse mund të ketë shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz.

Kujtojmë se lëkundje të tilla në vend gjatë këtij viti kanë qenë të shpeshta, të cilat kanë pasur kryesisht si epiqendër zonën Jug-Lindore të vendit. Në zonën e Korçës tërmeti ka shkaktuar herë pas here edhe dëme materiale./RTK