ILUSTRIM

Tërmet i madh në Zelandën e Re pritet rritje e nivelit të detit

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspertët thanë se kjo mund të shkaktojnë ndryshime të vogla të nivelit të detit në disa zona bregdetare.

Gjithashtu ekspertët e gjeologjisë në SHBA thanë se tërmeti goditi një zonë që ndodhet rreth 873 kilometra në verilindje të Ngunguru, një qytet prej rreth 1 mijë e 400 personash. Kjo ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash. Zona e goditur nga tërmeti quhet Ishujt Kermadec, rreth 800 kilometra në verilindje të Ishullit të Veriut të Zelandës së Re. Ministria e Zelandës së Re për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Emergjencave e paralajmëroi Zelandën e Re se nuk ka ndonjë kërcënim nga cunami.

Ishujt Kermadec, një arkipelag vullkanik, janë të prirur për tërmetet e për pasojë këto zona nuk kanë banim të përhershëm.