Ilustrim

Tërmet 6.7 ballë në Kanada

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka goditur brigjet e provincës kanadeze të British Columbia, sipas Studimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Nuk pati raportime të menjëhershme të viktimave apo ndonjë dëmtimi nga tërmeti, i cili goditi një thellësi prej 33 km, rreth 190 km në jugperëndim të Port Hardy, një qytet në skajin verilindor të ishullit Vancouverit, transmeton rtv21.tv. Nuk ka ndonjë paralajmërim për cunam.