Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Tenton t’u Japë Ryshfet Policëve

Policia ka arrestuar në Mitrovicë një të dyshuar, pasi ai ka dashur t’i korruptojë zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur dje në Mitrovicë, në rr. “Mbretëresha Teutë”.

Sipas raportit të Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetësi norvegjeze, pasi që i njëjti derisa ishte duke lëvizur me motoçikletë, është ndaluar nga zyrtarët policorë, me ç’rast u ka ofruar 5 € ryshfet.

Njësitet policore menjëherë kanë reaguar duke e arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.