Tenton t’i deponojë 300 euro false në bankë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtare e një filali bankar ka raportuar se një person ka tentuar që të deponojë një shumë parash të falsifikuara.

Sipas policisë gjatë kontrollit nga banka ka dalë se 300 euro ishin të falsifikuara.

Policia tha se kartëmonedhat janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar njësisë policore për hetime të mëtutjeshme.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 13:00 në Prishtinë në rrugën “Xhorxh Bush”.