Tenton të mashtrojë bankën me para të falsifikuara

Një punonjës i bankës në rrugën “Mbretëresha Teutë” në komunën e Pejës ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar para të falsifikuara.

Dje rreth orës 13:30, punonjësi i një banke, ka raportuar se nga i dyshuari mashkull i komunitetit shqiptar, kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohej se ishte e falsifikuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo monedhë e dyshuar është konfiskuar.