Një nga pikat kufitare

Tentojnë ta kalojnë në Serbi shtetasin e Afrikës së Jugut

Dy persona janë arrestuar në Llabjan të Gjilanit, pasi tentuan ta fusin ilegalisht në Serbi një shtetas të Afrikës së Jugut.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë tentuar ta dërgojnë në mënyrë ilegale në shtetin serb një shtetas të Afrikës së Jugut”, thuhet në raportin policor.

Tentimi për hyrje ilegale sipas policisë u bë dje në orën 9 e 40 minuta.

Në raport thuhet se derisa po merrej në pyetje, njëri nga të dyshuarit sulmoi zyrtarin policor.

Të dyshuarve për tentim të daljes ilegale në Serbi me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa shtetasi i Afrikës së Jugut është dërguar Qendrën për Azil dhe Migrim.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të tentimit të kalimit ilegal të kufijve.