Tentimvrasje në Pejë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë, ku dy persona janë therur me thikë.

Sipas njoftimit të policisë, disa persona kanë pasur një mosmarrëveshje, ku gjatë përleshjes së tyre, dy persona të dyshuar kanë therur me thikë një person, ndërsa viktimën tjetër e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia tutje ka njoftuar se viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një personi  i dyshuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.