Ilustrim

Tentimvrasje në Gjilan

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur mbrëmë në mes katër personave në Gjilan.

Policia njofton se ka arrestuar dy shtetas të Kosovës dhe dy shqiptarë, shtetas të Maqedonisë për shkak se kishin gjuajtur me armë.

“gjersa ishin duke lëvizur me dy vetura, njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale në veturë,  nuk ka persona të lënduar.

Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje