Foto: Ilustrim

Tentim-Vrasje për Arsye Xhelozie

Policia e Kosovës njofton se dje në orët e mbrëmjes në Novobërdë ka ndodhur një incident gjatë të cilit një mashkull i komunitetit serb për arsye xhelozie ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër, po ashtu e komunitetit serb.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, në Prishtinë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, personi i dyshuar nuk është arrestuar dhe gjendet në arrati.

Këtë rast Policia e ka trajtuar si tentim-vrasje.