Qeli burgu - Foto: REL/Shutterstock

Tentim-grabitja në Vushtrri, dy të dyshuar në paraburgim, 3 në kërkim

Gjykata e Mitrovicës ka vendosur rreth dy të dyshuarve, të cilët dje rreth orës 4:00 të mëngjesit dyshohet se drejtuan armët e zjarrit kah zyrtarët policorë, të cilët po përpiqeshin të parandalonin një grabitje në një lokal në Vushtrri.

Ndaj të dyshuarve, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai gjithashtu ka shtuar se shumë shpejt pritet të lëshohet fletë-arresti për tre persona të tjerë që vazhdojnë të jenë në arrati e që kanë qenë të përfshirë në konfliktin e djeshëm në Vushtrri.

Në raportin e përditshëm, Policia njoftoi se dy të arrestuarit ua kishin drejtuar armën e zjarrit zyrtarëve policorë dhe se kishin shtënë në drejtim të një punëtori fizik.

Edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët në këtë rast që ka ndodhur dje në ora 4:00 të mëngjesit.

https://kallxo.com/gjuajtje-me-arme-nga-policet-dhe-hajnat-e-dyshuar-ne-vushtrri/

www.kallxo.com