Temperaturat për Vikend, më të Lartat e Kësaj Vere

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, mbi rajonin tonë edhe më tej do të vazhdojë të mbajë mot i kthjellët e me vapë.

Temperaturat do të jenë më të lartat të shënuara gjatë kësaj vere. Ato do të lëvizin në mes 20 e 38 gradë celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, po ashtu, pritet mot i kthjellët e me vapë.

Temperaturat do të sillën në mes 21 e 38 gradë celsius.

Në pjesën e parë të javës së ardhshme priten vranësira kalimtare të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me bubullimë.

Nga e enjtja pritet depërtim i rrymave të freskëta ajrore  që do të kushtëzojnë edhe rënien e temperaturave. /21Media