Liqeni i Batllavës i ngrirë - Foto: KALLXO.com

Temperaturat e ulëta, ngrihet edhe liqeni i Batllavës

Temperaturat e ulëta me të cilat po përballet vendi si dhe rajoni kanë ndikuar që të ngrihet edhe liqeni i Batllavës, nga i cili me ujë të pijes furnizohet Prishtina dhe qendrat e tjera përreth.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi të cilat tregojnë liqenin e mbuluar nga akulli e bora.

Sipas qytetarit, liqeni ka disa ditë që është ngrirë.

Shtresa e akullit e krijuar nga moti i ftohtë është mbuluar edhe një sasi e madhe e borës që ka rënë ditëve të kaluara.

Për shkak të trashësisë së akullit, banorët e Orllanit po kalojnë nga njëri breg i liqenit në tjetrin.

KALLXO.com raportoi sot se për shkak të acarit të ditëve të fundit është ngrirë edhe liqeni i Badovcit.

https://kallxo.com/foto-ngrihet-liqeni-i-badovcit-qytetaret-ecin-mbi-akull/

Këto janë fotot e dërguara në adresë të KALLXO.com nga ky banor i fshatit Orllan të Podujevës.