Telekomi shkëput kontratën me Blerim Devollin

Kontrata 10 vjeçare e Telekomit të Kosovës me kompaninë Z Mobile do të shkëputet.

Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

“Jemi ende në takim është duke u diskutuar se e kemi ftuar një kompani amerikane që të bëj një ekspertizë. Sot gjatë ditës kemi me njoftu edhe Z-Mobile që shkëputja e MsA vazhdon me 30 korrik ndërsa pjesa tjetër e ekspertizës financiare pasi që është duke u diskutuar në mbledhje por për shkak të pjesmarrjes suaj erdha të ja jap këtë lajm për shkëputjen e kontratës, tha Istrefi.

Ky lajm u dha pasi punëtorët e Telekomit protestuan para Telekomit.