Telashet e zëvendësministrit: Mungesa e numrave të telefonave
Zëvendësministri Rexhep Mazrreku, në raportin e tij të punës ka thënë se është angazhuar për të jetësuar programin e tij si zëvendësministër, duke mos e lidhur atë me synimet e qeverisë.
“Ky program i imi i zëvendësministrit të MKRS-së është realizuar me shumë angazhim, përkushtim duke pasur përkrahje të fuqishme nga bashkëpunëtorët e mi tekniko-administrativ”, ka shkruar ai në fillim të raportit të tij të punës për 100 ditët e qeverisjes.
Madje, për realizimin e këtij programi thotë se e kishte edhe një planë të punës, të cilin thotë se e ka realizuar në masën prej 85%.
Mos-realizmin e plotë të planit thotë e kanë penguar disa faktor që nuk kanë qenë në ndikimin e tij.
“Lirisht mund të konstatojë, atë që e kam planifikuar është realizuar mbi 85%, ndërsa pjesa e parealizuar është mbet për shkak të pengesave teknike si dhe mosfunksionimi për më shumë se një mua i ueb-faqeve zyrtare të komunave, mungesa e kryetarëve të disa federatave, mos-përgjigja në një e-mail nga disa komuna për të organizuar takime të përbashkëta, mungesa e numrave të telefonave…”, thuhet në raportin e zëvendësministrit.
Tutje në raportin e tij të punës, ai ka listuar disa takime që ka mbajtur. Në mesin e këtyre takimeve, ishte edhe pjesëmarrja e tij në Turnirin tradicional i Shahut “Kupa Adem Jashari”.
“Në këtë turnir morën pjesë 200 shahist. Në emër të MKRS-së përshëndeta të pranishmit dhe organizatorët si Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avidun dhe drejtorin e DKRS-së nga Skenderaj”, thuhet në raportin e tij të punës.
Zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Mazrreku, në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thotë se ka pasur takime me disa federata, atë skitare, të hendbollit, pingpongut, karatesë, atletikës e boksit. Si dhe takime me klube futbolli.
Zëvendësministri, në vend të fotografive nga këto takime, siç ka ndodhur me kolegët e tij, ai i ka futur logot e federatave e klubeve të futbollit. Domethënë në raport janë të përfshira logot e federatave: FSK-së, FHK-së, FPK-së, FK-së, FAK-së, FBOXK-së. Njësoj, në raport janë të bashkangjitura edhe logot e disa klubeve të futbollit.
Të vetmet foto të tij nga takime që ia ka bashkuar raportit nga takimi në komunën e Junikut dhe ai në komunën e Klinës.
KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Rexhep Mazreku.
KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.
Pesë raportet e radhës do të vazhdojnë të publikohen nesër.
Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:
Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:
Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn
Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin
Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci
Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë
100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm
Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto
Zëndësministri me katër takime për 100 ditë
Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka
Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit
Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake
Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit
Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren
Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë
Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë
Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!
Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi
Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri
Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën
Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë
Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë
Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri
Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin
Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime
Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren
Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë
Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese
Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim