WhatsApp prezanton një opsion që u destinohet përdoruesve të ngutshëm

Opsioni i ri u jep përdoruesve pesë sekonda për të ndryshuar mendje dhe për të zgjedhur një opsion tjetër.

Të gjithëve ju ka ndodhur, të paktën një herë, që gjatë korrespondencës në WhatsApp t’i dërgoni diçka personit apo grupit të gabuar që nuk ishte menduar për ta. Nuk ka problem, thjesht zgjidhni atë mesazh dhe shtypni opsionin e fshirjes.

Sidoqoftë, WhatsApp ofron dy opsione për fshirje – ta fshini mesazhin vetëm në anën tuaj të bisedës (Fshijeni për mua) ose ta fshini atë në mënyrë që askush të mos e shohë më (Fshijeni për të gjithë). Shumica do të duan ta fshijnë plotësisht mesazhin, por ndonjëherë me nxitim dhe panik, ndodh që të shtypim butonin e gabuar. 

Përdoruesit të cilëve u ndodhi kjo nuk kishin shumë mundësi, përveçse të skuqeshin dhe t’u kërkonin anëtarëve të tjerë të grupit ose bisedës që thjesht ta injoronin mesazhin.

Megjithatë, WhatsApp po prezanton opsionin e “fshirje të rastësishme” që u jep përdoruesve pesë sekonda për ta ndryshuar mendjen dhe në vend që ta fshijnë një mesazh vetëm në bisedën e tyre, ata e fshijnë atë për të gjithë.

Kështu që edhe edhe ata që turëpërohen do ta kenë një rast për ta shpëtuar fytyrën dhe për ta fshirë mesazhin e padëshiruar përpara se anëtarët e grupit ta lexonjnë atë. Ose të paktën shumica e tyre./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala