WhatsApp paralajmëron risi në transferin e bisedave mes telefonëve të platformave të ndryshme

Vitin e kaluar kompania Meta më në fund bëri të mundur transferimin e historisë së bisedave nga WhatsApp midis telefonave të platformave të ndryshme, pra midis telefonave që funksionojnë në Android dhe iPhone dhe anasjelltas.

Është vetëm një nga risitë e shumta që WhatsApp po e teston dhe po e aplikon vazhdimisht, dhe kjo platformë komunikimi aktualisht po zhvillon një opsion tjetër që duhet ta bëjë më të lehtë transferimin e përmbajtjes dhe historisë së bisedave ndërmjet telefonave.

Sipas WABetaInfo, ndoshta burimi më i besueshëm kur bëhet fjalë për lajmet e WhatsApp, kompania tani po punon për ta bërë më të lehtë transferimin e historisë së bisedave midis telefonave inteligjentë Android. Në vend që të krijoni një kopje rezervë të historisë së bisedave në Google Drive, do të mjaftojë skanimi i kodit QR për t’i transferuar bisedat në Android-in e ri.

Kur opsioni të bëhet i disponueshëm për të gjithë, përdoruesit do të mund ta përdorin atë nën opsionin Cilësimet/Bisedat dhe të zgjedhin opsionin “Transferoni bisedat në Android”.

Për t’i transferuar lehtësisht bisedat në një Android tjetër, sigurisht që fillimisht duhet instaluar këtë aplikacion në atë telefon dhe të skanohet pastaj një kod i veçantë QR dhe transferimi do të fillojë. Duhet theksuar se Meta është ende duke e zhvilluar këtë opsion dhe nuk është ende i disponueshëm për përdoruesit dhe as nuk dihet se kur do të vihet në dispozicion.

Një tjetër gjë për të cilën përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm është se, megjithëse do të jetë e mundur transferimi i përmbajtjes pa Google Drive, rekomandohet patjetër të bëhet kopje rezervë e historisë së bisedave në cloud të Google, në mënyrë që, në rast të problemeve me aplikacionin, të mundësohet aftësia për të hyrë në të dhënat e përdoruesit.

Një tjetër opsion mbi të cilin po punon WhatsApp, i cili gjithashtu është në zhvillim dhe ende nuk është i disponueshëm as për njerëzit që testojnë versionet e ardhshme, është aftësia për ta vazhduar zhdukjen e mesazheve. Nëse ky opsion bëhet i disponueshëm për përdoruesit, atëherë bisedat me mesazhe që zhduken do të mund të regjistrohen dhe ruhen në një pajisje celulare./ Neowin