WhatsApp do ta aplikojë zërin dhe videon edhe për komjuterët statikë

Aplikacioni i Kompanisë së Facebook, WhatsApp, do ta prezantojë verzionin e ri të këtij aplikacioni me zë dhe video edhe për kompjuterat statikë. Vendimi për ti lehtësuar thirrjet përmes ekranit të madh do ta vendoste applikacionin WhatsApp krahas dy platformave që mundësojnë video-konferenca të tilla si Zoom dhe Google Meet, shkruan Reuters.

Me më shumë se 2 miliardë përdorues në mbarë botën, WhatsApp është aplikacioni i dytë në kuadër të kompanisë Facebook i cili në masë të madhe përdoret për thirrje personale, ndryshe nga Zoom apo Google Meet. 

Vala e dytë e Koronavirusit i ka shtyrë shumë njerëz në mbarë botën që të rrinë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre dhe t’i planifikojnë tubimet me shoqërinë e tyre dhe me familjarë përmes internetit. 

Platforma Zoom ka bërë të ditur se do ta heqë limitin kohor 40 minutësh të video-komunikimeve në mbarë botën për llogaritë gratis në të gjitha video-takimet gjatë festave të fundvitit. 

Përmes një vendimi të ngjashëm, edhe platforma tjetër Google Meet ka deklaruar se përdoruesit e saj gratis nuk do të jenë të detyruar t’i kufizojnë bisedat e tyre në 60 minuta deri në muajin Mars 2021.